Po shëtiste së bashku me nënën e saj, 4-vjeçarja humb jetën nga raketat ruse në Vinnytsia

Pranë skenës së sulmit ndodhej një karrocë rozë e lyer me gjak e cila i përkiste Lizës. Ajo ndodhej së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët gjithashtu mbetën të vrarë të enjten kur raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia. Ndërsa nëna e saj, Irina Dmitrieva, u plagos rëndë në sulm.

Vogëlushja 4 vjeçare kishte sindromën Down dhe llogaria e nënës së saj në Instagram është e mbushur me foto të jetës së vajzës. Pak para goditjes së raketave, Irina kishte postuar një video në internet ku shihej Liza duke buzëqeshur në atë ditë me diell. Ajo ishte duke shtyrë karrocën e saj rozë përpara saj, ndërsa po bisedonte me mamanë e saj.

Kur filloi lufta, ata ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Në këtë sulm u vranë edhe dy djem 7 dhe 8 vjeçar ndërsa nga klinika nuk ka mbetur gjë tjetër veçse mure të nxira nga zjarri. BBC raporton se njëzet e tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë ende të zhdukur ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në spital.