“Inter më merr, por nxito”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Ditët kalojnë dhe ndërkohë që merkato verore po bëhet gjithnjë e më e nxehte, klubet nxitojnë të mbyllin marrëveshjet me lojtarët që kanë si objektiva.  Edhe ditën e sotme, faqet e para të mediave sportive janë fokusuar kryesisht tek merkato.

Më poshtë ndjekim titujt kryesorë të tyre:

“Inter më merr, por nxito” është titulli i “La Gazzetta dello Sport”, në lidhje me Paolo Dybala. Lojtari do Interin, por Roma është më serioze për transferimin.
La Gazzetta dello Sport

Katalanasja “Mundo Deportivo” hapet me titullin “Unë do të jap gjithçka”. Këto ishin fjalët e Raphinas në intervistën e parë për klubin e Barçës.
Mundo Deportivo

“Dybala, data vendimtare”, me këtë titull hapet “Corriere dello Sport”. Data 23 korrik është momenti final i marrëveshjes Dybala-Roma, me klubin roman që shihet si favorit për të transferuar lojtarin.
Corriere dello Sport

Gazeta madrilene “AS” ka shkruar “Një hap në sulm”. Kombëtares spanjolle të femrave u duhet, e pakta një barazim, për të kaluar më tej.
AS
“I nënshkruar” është titulli i “Sport”, duke bërë zyrtare transferimin e fundit të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Sport
Francezja “L’Equipe”  ka si titull kryesor fjalët e trajnerit të ri të PSG në një intervistë së fundmi ku u shpreh: “Të gjithë duhet të mendojnë për ekipin”.
L'Equipe
“Raphinha: Unë jam një luftëtar” është titulli i “L’Esportiu”.

L'Esportiu