Rama publikon fotot nga rindërtimi në Baldushk: 53 familje kanë hyrë në shtëpitë e reja

53 familje të prekura nga tërmeti tashmë kanë hyrë në shtëpitë e tyre të reja në Baldushk.

Kryeministri, Edi Rama ka postuar fotot se si po merr forme lagjia e re.

‘Mirëmëngjes dhe nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera, ju uroj një fundjavë të mbarë.’, shkruan Rama në rrjetet sociale.