Rusia po përdor termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Evropë, si bazë për të ruajtur armët, duke përfshirë “sistemet raketore” dhe për të bombarduar zonat përreth të Ukrainës. Kështu ka deklaruar zyrtari i agjencisë bërthamore të Kievit.
Të paktën 3 janë vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm rus në qytetin Dnipro, në lindje të vendit. Sipas guvernatorit rajonal Valentyn Rezynchenko “raketat goditën një fabrikë industriale dhe një rrugë të mbushur me njerëz”.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE duhet të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës. Prandaj, ne propozojmë të forcojmë sanksionet tona të ashpra të BE-së kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasin ato deri në janar 2023. Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim i lartë për agresionin e tij”.
Forcat ruse goditën gjithashtu dy universitetet kryesore në qytetin e Mykolaiv në jug të Ukrainës. Sirena kundërajrore po bien në të gjithë kryeqytetin, Kiev.