Ngriti “supermarket droge” në Mykonos/ E pëson keq shqiptari me të dashurën greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, nën akuzë se kishte kthyer banesën e tij në një “supermarket” lëndësh narkotike.

Shqiptari u arrestua në zonën  “Tagou-Argyraina” të Mykonos, teksa po tentonte të kryente shitjen e dy pakove kokainë me peshë totale 1.1 gram një 35-vjeçari nga Izraeli.

Pas një kontrolli në shtëpinë ku jeton 28-vjeçari dhe e dashura e tij greke 26-vjeçare, u gjetën pako të vogla kokainë me peshë totale 12 gram. Gjithashtu në shtëpi janë gjetur edhe shuma të mëdha parash. Dyshohet se çifti kryente trafik për shtetas të kombësive të ndryshme, referuar faktit që sasia e parave që iu gjet në banesë, ishin të shteteve të ndryshme.

Konkretisht janë sekuestruar 22780 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanikë, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20 franga zvicerane.

Ngriti “supermarket droge” në Mikonos/ E pëson keq

Të fundit

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

‘Gara e egër brenda llojit’/ Ja nga dallojnë socialistët prej demokratëve në terren

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi mbrëmjen e sotme dinamikat e fushatës elektorale që po shkon drejt fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, gara...

“Bëjnë pazare”/ Ankohet Berisha: Media po më censuron në mënyrë barbare!

Kreydemokrati Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ , eshte ankuar se mediat po censurojne denoncimet e tij. Unë asnjë rrugë nuk e kam...

Rama refuzon të flas për Metën/ Nuk grushtohem me njerëz që i kanë duart e lidhura!

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka refuzuar te komentojë Ilir Meten, teksa u pyet nga moderatori. Me ironi, kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV