Ten Hag zbulon një klauzolë sekrete të Cristianos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht zërave për një lëvizje të mundshme në Atlético de Madrid, Cristiano Ronaldo është ende një futbollist i Manchester United. Edhe pse ai nuk udhëtoi me ekspeditën e drejtuar nga Erik ten Hag, Djajtë e Kuq po llogarisin që ylli portugez të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës deri në kohën kur ai do të luajë ndeshjen e tij të parë në Premier League kundër Brighton më 7 gusht . Kështu është shprehur trajneri holandez në një konferencë për shtyp në Melburn. Përveç kësaj, Ten Hag foli për mundësinë e ekzekutimit të një klauzole që do të rinovonte kontratën e Ronaldos deri në vitin 2024 .

Cristiano ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, a do të jetë e vështirë për ta akomoduar atë nëse ai qëndron këtë verë duke e ditur se do ta bëjë këtë vetëm për një vit?

Jam i informuar mirë, ka edhe opsion që kontrata e tij të zgjatet deri në vitin 2024.

Cristiano ende nuk ka marrë pjesë në parasezonin e skuadrës, a planifikoni ta nisni sezonin pa të në mënyrë që ai të përgatitet?

Mendoj se po, por ai po stërvitet. Mendoj se të gjithë e njohim Ronaldon, të gjithë e dimë se ai është një profesionist i nivelit të lartë dhe se do të jetë në formë. Ky është shqetësimi im më i vogël.

A mund të luajë rregullisht në moshën 37-vjeçare në një ekip që i pëlqen ta çojë lart?

Mendoj se Cristiano është i aftë ta bëjë këtë. Ai i ka treguar të gjitha gjatë karrierës së tij.

A do të jetë Ronaldo në Mançester kur skuadra të kthehet nga turneu javën e ardhshme?

Nuk mund t’ju them, nuk ka pasur ndryshime.

Lexo edhe :  Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti shqiptar vetëhidhet nga kati i tetë

Ka një debat se si të përfitoni më të mirën nga Ronaldo, dhe një nga teoritë është se duhet të luani me dy sulmues. A do ta ndryshonit skemën tuaj për të apo do të ruani të zakonshmen?

Lojtarët janë ata që diktojnë mënyrën e lojës. Sidomos ata që shënojnë gola, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për një ekip.

Të fundit

21 qershor 1942: Japonezët sulmojnë SHBA-të, 17 predha artilerie ndaj Fort Stevens

Më 21 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përballën me një nga...

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas rregullores digjitale të BE-së”, tha...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

Lajme të tjera

Web TV