Zhgënjen përsëri Tirana/ Ekipi bardheblu mposhtet në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana regjistroi humbjen e tretë në aventurën europiane të këtij viti. Pas dy humbjeve me Dudelange dhe eliminimit nga Champions League, kampionët e Shqipërisë u mposhtën edhe në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League dhe janë një hap larg skualifikimit.

Ishin boshnjakët e Zrinjskit ata që fituan 1-0 në “Air Albania”, duke shkuar në avantazh në ndeshjen e kthimit pas një jave. Një ndeshje e interpretuar më mirë nga kampionët e Bosnjës, por që diferencën e bëri një episod në minutën e 12’. Limaj është në kundërkohë në zonë dhe shkakton penallti. Nga pika e bardhë Bilbija nuk fal dhe 0-1. Rezultat që do të mbetej në fuqi deri në fund.

Tirana në pjesën e parë nuk arriti të dalë para dhe të rrezikojë portën e miqve, kjo edhe falë presingut të boshnjakëve. Në pjesën e dytë bardheblutë luajtën më mirë, por Zrinnjki ishte më i rrezikshëm në metrat e fundit. Mbyllet 0-1 dhe Tiranës do t’i duhet të bëjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV