Rama kritika krerëve: Sekretariati më thotë s’ka gra, burrat në ato zona kush i lind?

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.

“Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra  e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vijë zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.

Kemi vënë në statut prej vitesh norma përqindje, kaq përqind gra dhe vajza dhe nëse i vëmë në statut. Statuti duhet të ketë sa më pak të tilla se ato që ti vë dhe i miraton një kongres duhet ti zbatosh. Nëse do votonin vetëm gra dhe vajzat partia do merret 70% të votave nëse do votonin vetëm burrat, do të humbte zgjedhjet. PS është një parti që e kuptojnë më shumë gratë dhe ne nuk mundet ta tolerojmë që ne të jemi një parti në territor që të ketë një gropë të tillë, kudo qoftë”, tha Rama.