Reagon presidenti Halili pas humbjes së Tiranës: ‘Jam i pakënaqur me 2-3 futbollistë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana, skuadra kampione e Superligës, pasi u eliminua në Champions League, humbi 0-1 ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostar. Vendimtare ishte një penallti e shkaktuar në minutën e 12.

“Të gjithë ne s’duhet të ulim kokën, të pranojmë verdiktin e fushës. E kam thënë edhe herë tjetër që humbjen pranoje, por mos e duro. Kemi edhe një ndeshje javës tjetër. Të rikuperojmë energjitë por sidomos anën psikologjike,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Me thënë të drejtën jemi të mërzitur, por unë si Taulant u thashë shokëve se mërzitja është sot, por kokën lart nesër. Siç na e bënë këto golin ne me një gjys rasti, me penallti, mund ta bëjmë edhe ne atje. Kam besim shumë te skuadra dhe do e kthejmë rezultatin,”
-deklaroi Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.

“Nëse shikojmë, ne kemi lojtarë që nuk janë në formën e duhur. Unë jam paksa i pakënaqur për 2-3 futbollistë që dihet se kush janë dhe nuk lozin mirë,”-tha Refik Halili, president i Tiranës.

Të fundit

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Lajme të tjera

Web TV