Ushtria ruse bombardon Kharkivin/ Mbeten 3 të vr*arë, mes tyre dhe një 13-vjeçar

Një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Kështu deklaroi tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.

“Fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si pasojë e bombardimeve të mëngjesit nga pushtuesit në lagjen Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram. Mësohet se një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus, që të mos dilnin jashtë nëse nuk është e nevojshme.