Eurozona rrit normat e interesit për herë të parë në 11 vjet

Banka Qendrore Evropiane rriti normën e interesit të enjten për herë të parë në 11 vjet, një lëvizje e madhe kjo, teksa ligjvënësit kanë frikë se do të humbasin kontrollin e rritjes së çmimeve të konsumit.

Me inflacionin që tashmë po i afrohet një numri dyshifror, ekonomia e BE po vuan nga ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Por shefja e BQE, Christine Lagarde thotë se ndryshimi i politikës do të forcojë ndryshimin për prirjen e inflacionit dhe do të ndihmojë BQE-në të arrijë objektivin e saj në një afat më të gjatë.

Banka miratoi një rritje prej 0.5 përqind pasi perspektiva e inflacionit po përkeqësohet me shpejtësi.