Ndikimi i luftës në familjen e Zelensky-t, djali i tij 9-vjeçar do të bëhet ushtar

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka treguar se djali i saj dhe i presidentit Zelensky dëshiron të bëhet ushtar pas luftës në vendin e tij.

Zelenska tregoi në një intervistë për NBC se e vetmja gjë që djali i saj 9-vjeçar, Kyrylo, dëshiron të bëjë janë artet marciale dhe të mësojë si të përdorë një armë.

Duke folur për ndikimin e luftës pesë mujore me Rusinë tek djali i saj, ajo tha: “Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht. Por pas pushtimit të Rusisë, e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar. Nuk mund ta kthej atë te arti dhe shkencat humane”, tregoi ajo.