Pamje e trishtë/ Babai në Kharkiv u lut për dy orë mbi trupin e pajetë të djalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i një djali 13-vjeçar, i cili u vra nga bombardimet ruse në Kharkiv të mërkurën, u lut mbi trupin e fëmijës së tij të vdekur për dy orë, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.

Sipas CNN, nga granatimet u plagos edhe motra e djalit, tha të enjten ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova por fatkeqësisht 13-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

“Babai ukrainas i cili mban dorën e djalit të tij 13-vjeçar i vrarë nga bombardimet ruse sot në Kharkiv. Motra e tij është plagosur. Babai lexoi lutjet mbi djalin e tij për dy orë. Pas sulmit u vranë tre persona. Duhet të ndalojmë Rusia kriminale dhe terroriste tani” shkroi Markarova në Twitter.

Postimi i Markarovës përmbante edhe dy foto ku shihet babai duke mbajtur dorën e djalit të tij të vdekur, ndërsa trupi i djalit shtrihej në tokë i mbuluar me një fletë të kuqe.

Adoleshenti i ri ishte midis tre viktimave të një sulmi rus në lagjen Saltivskyi të Kharkivit, sipas Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale. Granatimet vranë gjithashtu një burrë dhe një grua.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV