Berisha “non grata”, reagon Ambasada Britanike: Këto vendime merren në mënyrë të pavarur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe. Ky është vendi i dytë pas SHBA që shpall të padëshirueshëm Sali Berishën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur “non grata” nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë.

Sali Berisha ka deklarua se akuzat e Britanisë së Madhe për shpalljen e tij “non grata” janë bazuar në shpifje.

Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, në një përgjigje për ABC News, njofton se Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe.

Reagimi i Ambasadës:

“Shumë faleminderit që më kontaktuat. Më poshtë keni përgjigjet e pyetjeve tuaja.
Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni. Është politika e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të individit. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra. Britania e Madhe nuk synon asnjë parti apo grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV