Rama: Bashkitë kalojnë në një tjetër nivel, duhet krijuar sistem transparence për çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka premtuar kalimin e bashkive në një nivel tjetër. Gjatë diskutimit me kryebashkiakët e qarkut të Fierit, Rama u ndal ndër të tjera te sektori i bujqësisë.

Kreu i qeverisë tha se pikat e grumbullimit sollën rezultate dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe me pikat e përpunimit. Rama u kërkoi kryebashkiakëve, që brenda këtij viti të kenë një ose dy projekte gati për të përfituar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë.

“Duhet ti kalojmë bashkitë në një nivel tjetër, entitete që krijojnë edhe ndërmarrje. Siç bëmë me pikat e grumbullimit, të bëjmë tani me pikat e përpunimit.

Bashkitë kalojnë në një vlerë tjetër. Këtu po i kthehem asaj që thashë, i kemi krijuar ushte që përmes bashkive ti stimulojmë këto iniciativa. Pikat e grumbullimit janë një rrjet serioz sepse i nxitëm ne. Ne shqiptarët jemi të jashtëzakonshëm për të kopjuar çdo gjë që bën progres.

Brenda këtij viti çdo bashki duhet të ketë projekte për të aksesuar fondin e garancisë sovrane. Bashkia bashkë me fermerët. Ata fermerët që dalin në rrugë dhe thonë nuk po na shitet tu jepet një mundësi e re edhe për grumbullimin, dhe përpunimin, duke i përfshirë”, tha Rama.

Më tej, krtyeminstri doli edhe për situatën e çmimeve. Sipas tij në këtë aspekt duhet të krijohet transparencë.

“Elementi tjetër, është ky debati për çmimet, për spekulimet ka saç ka brenda rrezikun që të na çojë në  populizma të pakuptimtë që medet janë këta që grumbulluesit janë problemi. Ka brenda edhe një problematikë tjetër, logjika është si të krijojmë ne një sistem të transparencës së çmimeve. Si krijojmë ne atë që quhet bursa e produkteve? Bashkia e Lushnjes ka filluar të mendojë për këtë. Bashkitë e Fierit duhet të kenë një profil shumë të fortë bujqësor dhe nuk është vetëm hap kanale, që është bërë mirë. Është të futesh më thellë”, tha Rama.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV