Real Madrid dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin në një duel miqësor që do të zhvillohet në Las Vegas të dielën në mëngjes me orën europiane.
Për Los Blancos, kjo do të jetë ndeshja e parë e parasezonit 2022/23, ndërsa Barcelona tashmë ka luajtur disa miqësore. Përpara këtij El Clasico, nënshkrimi i ri i Barcelonës, Raphinha, ka pohuar se ekipi i tij është superior ndaj Real Madridit.
Le të krahasojmë skuadrat dhe të shohim se cila është më e fortë në secilin repart.
Real Madrid vs Barcelona: Nënshkrimet e verës
Real Madridi ishte në ndjekje të Kylian Mbappe , i cili vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain. Pasi francezi hodhi poshtë Los Blancos, kampionët e LaLiga forcuan mbrojtjen dhe mesfushën e tyre duke nënshkruar respektivisht Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni. I pari mbërriti si transferim i lirë, pas largimit nga Chelsea, dhe ky i fundit u bashkua nga Monaco në këmbim të 80 milionë eurove.
Sa i përket Barcelonës , katalanasit kanë qenë shumë aktivë në afatin kalimtar, pasi kanë shpenzuar tashmë 105 milionë euro për të nënshkruar me Raphinha, Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Pablo Torre.
Vlera e skuadrës së Real Madridit është vendosur në 843.5 milionë euro, ndërsa vlera e Barcelonës aktualisht është 771.20 milionë euro. Los Blancos kanë skuadrën e pestë më të vlefshme në Evropë, me Blaugranat që janë në vendin e shtatë në atë listë.
Real Madrid vs Barcelona: Mbrojtja
Aktualisht i konsideruar si portieri më i mirë në Europë, Thibaut Courtois do të jetë në portë për Los Blancos sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, Rudiger iu shtua një mbrojtjeje të fortë qendrore që tashmë përbëhej nga Eder Militao, David Alaba dhe Nacho Fernandez.
Sa i përket Barcelonës, ata ende duhet të nënshkruajnë një qendërmbrojtës, me Jules Kounde dhe Inigo Martinez në radarin e tyre.
Real Madridi gjithashtu duket superior si në mbrojtësin e djathtë ashtu edhe në atë të majtë, ku Dani Carvajal dhe Ferland Mendy u paraqitën sezonin e kaluar.
Blaugranët janë ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ndërsa Jordi Alba është një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë.
Real Madrid vs Barcelona: Mesfusha
Real Madridi ka më shumë thellësi këtu, me gjashtë lojtarë kryesorë: Casemiro, Toni Kroos , Luka Modric, Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde. Ata kanë edhe Dani Ceballos, edhe nëse e ardhmja e tij është ende pak e pasigurt.
Barcelona, nga ana tjetër, duket më e dobët në këtë repart, me Sergio Busquets, Pedri, Torre, Sergi Roberto, Gavi dhe Frenkie de Jong që konkurrojnë për tre pika. Të gjashtë janë lojtarë të ngjashëm dhe vetëm Kessie mund t’i ofronte diçka ndryshe skuadrës.
Real Madrid vs Barcelona: Linjat e sulmit
Karim Benzema dhe Vinicius formuan një nga dyshet më të mira sulmuese në Europë sezonin e kaluar dhe do të shikojnë të lidhen sërish mirë këtë sezon.
Në Spotify Camp Nou, Lewandowski dhe Ansu Fati pritet të jenë startues të padiskutueshëm në atë që mund të bëhet një partneritet i jashtëzakonshëm sulmues për Blaugranët.
Sa për pjesën tjetër, Barcelona duket se ka më shumë thellësi, pasi Ferran Torres, Ousmane Dembele, Raphinha dhe Pierre-Emerick Aubamenyang mund t’i ofrojnë Xavi më shumë opsione në të tretën e fundit sesa ato që Rodrygo, Marco Asensio dhe Eden Hazard mund t’i ofrojnë Real Madridit.