Me 2 gishta lart, Meta në Konventën Kombëtare të LSI! Mbështetësit e presin me brohoritje

Ilir Meta ka hyrë me 2 gishta lart në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Konventa Kombëtare e LSI. Mbështetësit e pritën me brohoritje dhe përqafime.

LSI duket se nuk do të mbajë më këtë emër pasi Ilir Meta me rikthimin e tij ka vendosur që të sjellë ndryshime. Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë.