Meta bën publik emrin e ri të LSI-së, ja si do të quhet

Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, i cili ishte pjesë e Konventës Kombëtare të LSI-së, ka bërë publik për herë të parë ndryshimin e emrit të partisë të cilën e themeloi në vitin 2004. LSI do të quhet Partia e Lirisë dhe u miratua edhe në Konventën Kombëtare.

“Tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni Atdheun, fëmijët tuaj. Fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, por Atdheu është vetëm këtu. Prandaj ju ftoj në partinë e lirisë, sovranitetit, partinë e referendumit. Partia e Lirisë dhe e të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike. Rroftë Kosova shtet i pavarur”, tha sot Meta.