Ngacmim seksual dhe dhunë ndaj 22-vjeçares/ Në kërkim shqiptari nga autoritetet greke

Një 33-vjeçar shqiptar është denoncuar nga një 22-vjeçare greke për ngacmim dhe dhunë seksuale.

Ngjarja ndodhi të dielën në një klub nate në Neo Marmara, Halkidiki, ku shqiptari shkonte rregullisht, shkruajnë mediat greke.

Pasi e reja ka kontaktuar me komisariatin e Sithonisë, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndaj tij është ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor.

Dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyro.