“Pogba i dëmtuar”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e sotme, mediat sportive janë fokusuar kryesisht te faza përgatitore dhe duket se merkato verore po ‘vaket’ pasi jemi pothuajse në prag të nisjes së disa kampionateve.

Më poshtë ndjekim disa prej titujve kryesorë të mediave sportive:

“Pogba i dëmtuar”, me këtë titull e hap ditën gazeta italiane “Corriere dello Sport”. Mesfushori francez, i rikthyer së fundmi tek Juventus, ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë dhe do të mungojë në miqësoren e radhës ndaj Barçës. Nuk dihet ende se sa serioz është dëmtimi.
Prima Pagina Corriere dello Sport 26/07/2022“Mirë se vjen” është titulli i madrilenes “AS”. Benzema tashmë është kthyer nga pushimet dhe do të jetë i gatshëm në miqësoren e radhës të madrilenëve ndaj Club America.
Prima Pagina AS 26/07/2022Katalanasja “Mundo Deportivo” ka shkruar “Ai e do atë tani”. Trajneri i Barçës, Xavi, e kërkon me patjetër francezin Kounde dhe pret që transferimi të mbyllet sa më shpejt.
Prima Pagina Mundo Deportivo 26/07/2022“Bremer është një bishë” është titulli i torinezes “Tuttosport”. Këto ishin fjalët e portierit të Juves kur u pyet për qendërmbrojtësin brazilian të transferuar së fundmi nga Juve.
Prima Pagina Tuttosport 26/07/2022Santiago Solari, ish- trajneri i Real Madrid i ka thurur elozhe së fundmi sulmuesit brazilian Vinicius. Prestigjozja “Marca” shkruan “Vinicius nuk është vetëm talent, por edhe luftëtar.Prima Pagina Marca 26/07/2022“Pika Kulminante” është titulli i “L’Esportiu”. Marrëveshja e Barçës me Kounden është shumë pranë tani dhe pritet që klubet të bien dakort pasi lojtari i ka pranuar kushtet personale.
Prima Pagina L'Esportiu 26/07/2022

Të fundit

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Lajme të tjera

Web TV