“Unë president, ti kryeministër”/ Meta ‘zbulon’ si mësonte Bashën të bënte politikë

Në konferencën për media si kryetar i Partisë së Lirisë, Iliri Meta sërish ka sulmuar ish-kreun demokrat Lulzim Basha.

Meta deklaroi se ai e ka mësuar të bëjë politikë gjatë kohës që ishte president i vendit.

“Lulush hajde këtu, ti hajde se rregullojmë opozitën. Mos ki merak se e rregulloj unë këtë punë, ti thuaj thjesht që unë do jem president. Ti do bëhesh kryeministër. E pastaj shpalli ky doktorin Non Grata dhe pastaj bëhej një teatër këtu që të tjerët frynin sytë se janë shumë pak që fryjnë xhepat.”- deklaroi Meta