F1, Çmimi i Madh i Italisë në Monza drejt rekordit/ “Shkojmë drejt 320 mijë spektatorëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efekti i Ferrarit në Çmimin e Madh të Italisë në Monza, faza e gjashtëmbëdhjetë e kampionatit botëror të Formula 1, është i jashtëzakonshëm. Kokëkuqja italiane, edhe një herë konkurruese për kampionatin botëror, thërret tifozët e saj së bashku për qendrën e “Tempullit të Shpejtësisë”, e ndërtuar në vitin 1922. Presidenti i Aci (Automobile Club d’Italia), Angelo Sticchi Damiani, foli në mikrofonat e RaiRadio 1 për pritshmëritë për një fundjavë që premton të jetë e mbushur: “Numrat për Çmimin e Madh të Monzas janë tashmë të jashtëzakonshëm, ne shkojmë drejt 320 mijë spektatorëve gjatë fundjavës. Vetëm të dielën presim 110-120 mijë spektatorë. Po ndërtojmë tribuna të përkohshme, për të mos lënë askënd jashtë”, tha ai.

Më pas foli Sticchi Damiani gabimi i bërë dje nga Charles Leclerc gjatë kohës që ai komandonte GP-në franceze. “Fatkeqësisht ndodh, edhe gabimi e bën më njerëzor një pilot të përsosur si Leclerc. Sipas mendimit tim ai del më i fortë si pilot. Vazhdoj të shpresoj… Na mungon shumë një kampion bote i Ferrarit”.

Fitorja e fundit e skuadrës së Ferrarit në Çmimin e Madh të Monzës ka ardhur në vitin 2019, pikërisht nga Charlec Leclerc.

Të fundit

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Lajme të tjera

Web TV