Ushtria ruse sulm me raketa në periferi të Kievit! Ukraina kërkon të rimarrë jugun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria ukrianse ka rritur kundërsulmet e saj kundër forcave ruse në jug, ndërsa Moska bombardoi në periferi të Kievit për herë të parë pas disa javësh.

Pesë persona u vranë dhe 26 u plagosën kur raketat goditën qytetin qendror të Kropyvnytskyi sipas raportimit të zyrtarëve, ndërsa tre persona vdiqën në Bakhmut, në lindje. Pranë Kievit, 15 persona u plagosën në një bazë ushtarake. Rajonet veriore dhe jugore të Ukrainës u goditën gjithashtu.

Një urë kyçe në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA. Kjo e bën të pamundur për Rusinë dërgimin e dislokimeve dhe armatimit mbi Urën Antonivsky. Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se i vetmi kryeqytet rajonal ukrainas i kapur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tani është “praktikisht i shkëputur nga territoret e tjera të okupuara”.

Megjithatë, ushtria ukrainase ka paralajmëruar se Moska tani po ridislokon forcat e saj nga Ukraina lindore për të mbrojtur rajonin Kherson. Kontrolli mbi Kherson është i rëndësishëm për Rusinë, pasi ofron një korridor tokësor për në Krime, gadishullin jugor të Ukrainës, i aneksuar nga Kremlini në 2014.

Në Kropyvnytskyi, kryeqytetin e rajonit Kirovohrad, një shkollë u godit nga dy raketa ruse.

Në Bakhmut, i cili shtrihet në rajonin lindor të Donetskut, të paktën tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse, tha kreu rajonal Pavlo Kyrylenko. Dymbëdhjetë ndërtesa banimi janë dëmtuar. Po ashtu, 15 persona u lënduan kur gjashtë raketa ruse Kalibr goditën një bazë ushtarake në Liutizh, rreth 10 km (gjashtë milje) në veri të kryeqytetit Kiev, njoftoi zyrtari i lartë ushtarak ukrainas Oleksiy Hromov.

Lexo edhe :  Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

Ai nuk specifikoi nëse ka të vdekur. Diku tjetër, një person u vra dhe dy u plagosën në bombardimet ruse të rajonit Dnipropetrovsk qendror-lindor të Ukrainës.

Pesë muaj që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës, aleatët perëndimorë vazhdojnë të dënojnë agresionin e Moskës. Të enjten, SHBA, Kanadaja dhe 36 vende evropiane thanë se po krijonin një mision ekspertësh për të rishikuar situatën e të drejtave të njeriut brenda Rusisë, e cila sipas tyre ishte përkeqësuar që nga fillimi i pushtimit.

Duke vepruar përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kombet akuzojnë Moskën për shtimin e shtypjes së zërave kundërshtues brenda vendit, raporton BBC.

Në një deklaratë, grupi shprehu gjithashtu shqetësim për raportet e torturave në qendrat e paraburgimit, ndërsa në shtator ekspertët e saj do të publikojnë një raport dhe do të ofrojnë rekomandime se si autoritetet ruse mund ta trajtojnë situatën.

Të fundit

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi... Egnatia shkoi në Islandë me...

U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte...

Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. kreu i qeverisë ka mbërritur me helikopter ushtarak “Cougar”. Kujtojmë se Rama është kthyer vetëm orët...

Lajme të tjera

Web TV