15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Kthejeni në mision për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 shtetas të rinj, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.

“Unë e quaj marrjen e shtetësisë një mission për ta bërë vendin tonë më të mirë, për ta ngritur më lart, për ta zhvilluar më shumë, për ta modernizuar më shumë. Sot kemi shumë motra dhe vëllezër nga Kosova, që marrin shtetësinë shqiptare, kemi edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Suedia. Shpresoj shumë që pasaportën do ta merrni jo thjesht si një instrument udhëtimi dhe identifikimi, por si një mision,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë ftoi shtetasit e rinj që t’i bashkohen aktiviteteve të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë këtë vit, tanimë si pjesë e kryeqytetit. “E di që disa prej jush e ndajnë jetën mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, por shpresoj që sa herë të ktheheni, t’ju kemi të pranishëm në aktivitetet tona. Tirana këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë, ndaj për të rinjtë e çdo moshe, nga 3 deri në 103 vjeç, kemi një pafundësi eventesh”, tha Veliaj.

Mes shtetasve të rinj me pasaportë shqiptare prej ditës së sotme është pajisur edhe futbollisti 23-vjeçar Flamur Tahiri, me origjinë nga Struga, por rezident në Suedi, ku ka luajtur në disa prej skuadrave vendase si mesfushor.

Të fundit

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Lajme të tjera

Web TV