Akuzohet për spiunazh, Irani arreston shtetasin suedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas suedez është arrestuar në Iran nën akuza për spiunazh, raportoi media shtetërore iraniane, pa dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit apo datën se kur është arrestuar.

Njoftimi vjen teksa tensionet midis Teheranit dhe Stokholmit janë rritur pasi një gjykatë suedeze dënoi me burgim të përjetshëm një ish-zyrtar iranian. Ai u dënua për ekzekutime masive dhe torturë të të burgosurve politikë në Iran në vitet 1980.

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se është në dijeni për rastin.

Zëdhënësja tha se i arrestuari është një shtetas suedez, për të cilin Ministria e Jashtme suedeze kishte thënë në maj se ishte arrestuar në Iran.

Atëherë, Irani nuk kishte raportuar për arrestimin e këtij shtetasi të Suedisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Ministria e Inteligjencës së Iranit tha përmes një deklarate se “i dyshuari ka qenë nën vëzhgim… gjatë disa udhëtimeve të mëhershme në Iran për shkak të sjelljes dhe kontakteve të dyshimta”.

Në deklaratë u tha se i dyshuari ka vizituar “qytetet iraniane që nuk bëjnë pjesë në destinacionet turistike”. Sipas Iranit, i dyshuari po ashtu ka vizituar Izraelin – armikun kryesor të Republikës Islamike – para se të qëndronte në Iran.

Sipas kësaj ministrie, i dyshuari është arrestuar teksa po bëhej gati që të largohej nga Irani.

Irani ka arrestuar dhjetëra shtetas të huaj gjatë viteve të fundit, kryesisht nën akuza për spiunazh apo akuza që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV