Beteja e Aleksandrisë/ Mark Antony arrin fitore të vogël mbi forcat e Oktavian

Në korrikun e citit 30 pes u zhvillua Beteja e Aleksandrisë: Mark Antony arrin një fitore të vogël mbi forcat e Oktavian-së, por shumica e ushtrisë më pas e braktis, duke e shtyrë atë në vetëvrasje.

Antony ishte një mbështetës i rëndësishëm dhe komandant ushtarak për Jul Cezarin. Pas vrasjes së Cezarit në vitin 44 pes, Antoni bashkoi forcat me Marcus Lepidus, një nga gjeneralët e Cezarit, dhe djalin e birësuar të Cezarit, Oktavianin – dhe të tre vendosin një diktaturë treshe e njohur si triumvirat i dytë.

Ata eleminuan vrasësit e Cezarit, dhe e ndanë qeverisjen e Republikës së Romës ndërmjet tyre. Antonit iu caktua krahinat lindore romake, përfshi Egjiptin e sunduar nga Mbretëresha Cleopatra.

Por marrëdhëniet brenda triumviratit ishin të tensionuara. Lufta civile mes Antonit dhe Oktavianit u shmang në vitin 40 pes, kur Antoni u martua me motrën e Oktavianit. Pavarësisht nga kjo, Antoni vazhdoi dashurinë e tij me Kleopatrën, gjë që tendosi edhe më shumë lidhjet politike me Romën.

Senati romak, drejtuar nga Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës dhe e quajti Antonin tradhtar. Pas betejës së Aleksandrisë, Antoni u mund përfundimisht nga Oktaviani në betejën detare në Aktium (Gjiri i Artës) dhe kryen vetë-vrasje – pak pas kësaj, Kleopatra gjithashtu vetë-vritet. Kështu Oktaviani shpallet perandor August dhe Roma Perandori.