Teknologjia e re ‘E-Gates’ në Rinas/ 30 sekonda skanim për kontrollin e pasaportës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teknologjia e re e hyrjeve elektronike e quajtur “E-gates” është vendosur në funksion në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Falë kësaj leximi i një pasaporte nuk zgjat më shumë se 30 sekonda, ashtu sikundër e provoi Kryeministri Rama gjatë inaugurimit të investimeve më të fundit në aeroport.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë, me pasaportën shqiptare që do vijnë në aeroportin e Rinasit, nuk do kenë një lexim manual të pasaportës me punonjësin e policisë që i shikon në sy, e pastaj sheh pasaportën, prapë i sheh në sy dhe prap shikon pasaportën, por kalon në barrierën digjitale me leximin digjital të pasaportës, një proces që zgjat më pak sesa gjysmë minuti, gjë që do lehtësojë shumë të gjithë fluksin e hyrjeve” – tha Rama.

Pjesë e rëndësishme e investimeve në Aeroportin “Nënë Tereza” janë edhe 4 vendqëndrimet e reja të avionëve të cilat u inspektuan në terren nga numri 1 dhe 2 i qeverisë. Ballku, duke iu referuar punimeve në terminalin e Rinasit, tha: “Jemi në Aeroportin e Rinasit, në zonën fundore, pra në veri të tij, ku koncesionari ashtu sikundër ishte angazhuar ka ndërmarrë një investim të rëndësishëm për ndërtimin e katër vendqëndrimeve të reja. Aeroporti i Tiranës ka pasur 17 të tillë, por edhe për shkak të rritjes së numrit të fluturimeve gjatë vitit 2022, një rekord mbi 48% më shumë se në vitin 2019 që klasifikohet viti më i mirë para pandemisë. Për këtë arsye janë përshpejtuar të gjitha investimet, e gjitha puna që u desh bërë për ta dorëzuar sa më parë e për ta pasur gati të muajin gusht që shënon edhe pikun e numrit të avionëve dhe pasagjerëve në aeroport”.

Ndërkohë, Leonard Kastrati, aksioneri i aeroportit të Rinasit tha se “shtimi i zonave të nisjes dhe mbërritjes me 350 metra katror, shtimi i vendparkimeve të avioneve me 19 mijë metra katror dhe 5 mijë metra katror terminal janë të gjitha, në kuadër të shtimit të komoditetitë të pasagjerëve dhe për të përballuar përherë rritjen. Kemi kryer investim në pajisje sigurie në “Round handing equipment”, sepse puna jonë mbështetet fort te siguria. Kemi investuar në godinën e re të zjarrfikësve dhe me mjetet më moderne për heronjtë e zjarrit”.

Lexo edhe :  Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Ndërkohë është inauguruar Terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë dhe 8 porta të reja, pjesë e një investimi të përgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm , me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit në portën hyrëse për të gjithë rajonin.

Të fundit

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Lajme të tjera

Web TV