Kosovë/ Kryetarja e grupit parlamentar flet në foltore, deputeti “i bie” violinës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka marrë vëmendjen e të gjithëve me gjestin e tij sot në Kuvend.

Teksa shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila po fliste në Foltoren e Kuvendit, Kastrati nuk e kishte mendjen fare, ndërsa është filmuar duket bërë me gjeste sikur po i bie violinës.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shumë nga shikuesit dyshojnë se deputeti mund të jetë i dehur në atë moment, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë ironike ndaj Kusari-Lilës.