Ky është viti vendimtar i Kristjan Asllanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2022-shi është një vit i veçantë, pasi zhvendosja e Botërorit nga vera në dimër ka bërë që të ndryshojë kalendarin e kampionateve vendase, duke ndikuar edhe në kontingjentin e lojtarëve. Dhe kjo merr më tepër vlerë sidomos për klube që do të kenë lojtarë në Botëror dhe ku tendosja fizike të arrijnë skajet. Për këtë arsye, blerja e Kristjan Asllanit po rezulton shumë e vyer për trajnerin e Interit, Simone Inzagin, në pritje të një sezoni që paralajmërohet tepër i lodhshëm duke parë edhe ngjeshjen e kalendarit, si rrjedhojë e Botërorit të Katarit mes muajve nëntor-dhjetor.

Fakti që mesfushori shqiptar, i cili edhe pse zbarkoi pa shumë zhurmë, menjëherë ka treguar se di që të përballojë peshën e rolit të titullarit, diçka e tillë i jep shumë zgjedhje dhe zgjidhje zikaltërve. Madje është prestigjiozja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, e cila nuk harron të nënvizojë sesi Marselo Brozoviç ishte në sezonin e kaluar një ndër më të shtrydhurit nga Simone Inzagi, aftësitë e shkëlqyera të Asllanit i lejojnë kreut të stolit që të nisë të planifikojë një “kalendar special” për të ndarë ndeshjet mes dy organizatorëve përpara mbrojtjes, në mënyrë që sidomos lideri i mesfushës së Interit, Brozoviç, të ketë bateritë e karikuara në momentet vendimtare të sezonit.

Madje, duke parë edhe këtë fazë përgatitore, thekson e përditshmja sportive italiane në fjalë, Asllani mund të bëjë që jo vetëm Brozoviç të mund të rikuperojë forcat qetësisht në momentet e nevojës dhe me ritmin dhe cilësinë e lojës që të mos ulet asnjëherë, por ndoshta talenti i ri shqiptar, më shumë sesa kroati garanton më shumë teknikë, mbështetje në fazën ofensive dhe pse jo më tepër goditje drejt portës rivale, me një shënjestër për t’u pasur zili.

Lexo edhe :  Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Ideja e Simone Inzagit është ajo që të shpërndajë rolin e titullarit mes Brozoviçit dhe Asllanit në raportin 70 % me 30 % për qind të ndeshjeve sezonale, ndonëse kjo kuotë nuk është e prerë me thikë dhe pse jo, të dy ballkanasit do të kenë ndeshje kur do ta nisin që të dy nga minuta e parë, në varësi të kundërshtarit që do të kenë përballë.

Të fundit

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Lajme të tjera

Web TV