SPAK bën bilancin për muajin korrik: 15 procedime penale dhe 24 pasuri të sekuestruara!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka publikuar statistikat e punës së këtij institucioni për muajin korrik. Sipas SPAK janë paraqitur 13 kallëzime penale, nga të cilat, për 2 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilat, 4 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sakaq janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me tre persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 2 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

‘Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 21 masa sigurimi personale ndaj personave nën hetim. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar caktime të masës së sigurimit pasuror nga Gjykata e Posaçme për 4 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale prej 66 811 m². Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 43 të pandehur.’- njofton ndër të tjera SPAK.

Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 24 pasuri: 7 subjekte tregtare, 4 pasuri të luajtshme të llojit automjet, 13 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, 10 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 24 233 m² dhe 3 objekte.

‘Janë kthyer 62 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 25 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 51 pasurive të luajtshme, si më poshtë: 3 automjete; 48 aparate celulare të markave të ndryshme.

Lexo edhe :  PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 75 pasurive të paluajtshme: 73 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 305 175 m² dhe 2 objekte. Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 5 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike. Është vënë në ekzekutim një letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe është dërguar një letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Është vënë në ekzekutim një kërkesë për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë. Janë mbajtur 2 takime koordinuese, palë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë. Është nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore me autoritetet e huaja. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar. U është kthyer përgjigje e plotë 22 kërkesave për informacion.’- njofton SPAK.

Të fundit

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Lajme të tjera

Web TV