“Tani në luftë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e sotme është kthyer fokusi paksa tek merkato verore. Disa nga klubet po nxitojnë të mbyllin marrëveshjet në mënyrë që ti kenë lojtarët të gatshëm në skuadër para nisjes së sezonit.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Prestigjozja “Marca” e hap ditën me një titull kushtuar yjeve të transferuar nga Barça dhe Reali “Tani në luftë”. Tchouaméni dhe Koundé , miq të vjetër nga koha e tyre në Bordeaux, sfidojnë njëri-tjetrin.Prima Pagina Marca 04/08/2022

Nga ana tjetër tek gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” fokusohen tek tratativat e Juves në merkato dhe shkruan “Juve, e gjitha në sulm për Kostic”. Alegri kërkon më shumë përforcime.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 04/08/2022

“ Sarri show ” është titulli i “Corriere dello Sport” e cila e hap kopertinën me një intervistë me trajnerin e Lazios. Ai u shpreh:  Këtë vit, çmenduria do të mbizotërojë sepse kam një ekip për Scudetto.Prima Pagina Corriere dello Sport 04/08/2022

“Tuttosport” si zakonisht fokusohet tek bardhezinjtë dhe shkruan “ Juve: sprint për Kostic, pressing ndaj Muriel”. Këta dy lojtar jan objektivi kryesor i Juventus për të mbyllur merkaton.Prima Pagina Tuttosport 04/08/2022

“Kala” ka shkruar gazeta katalanase “Sport”. Frenkie de Jong refuzon të largohet nga Barça pavarësisht ofertave nga Chelsea dhe Manchester United.Prima Pagina Sport 04/08/2022

“Mundo Deportivo” fokusohet tek merkato e Barçës “Ofensivë e fundit”. Pas largimeve, Barça do të shkojë për Azpilicueta, i pari në listë për shkathtësinë e tij, dhe më pas për Marcos Alonso.Prima Pagina Tuttosport 04/08/2022

“Legjenda vazhdon” është titulli i madrilenes “AS”. Modric feston 10 vjet si lojtar i Real Madridit.Prima Pagina AS 04/08/2022

Nga ana tjetër britanikja “Mirror Sport” shkruan për telenovelën e merkatos “Gjithçka ka mbaruar Ronaldo”. Kriset mardhënia e portugezit me trajnerin Ten Hag ende pa nisur sezoni i ri. Tashmë duket se largimi i CR7 është i pashmangshëm.Prima Pagina Mirror Sport 04/08/2022

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV