Bayern e nis sezonin me ‘tenis’, kampionët turpërojnë Frankfurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës duke fituar thellë ndaj Frankfurtit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në minutën e 5-të ishte Kimmich i cili realizoi një gol fantastik nga pothuajse mesi i fushës me goditje dënimi. Nuk zgjati shumë dhe në minutën e 11-të, ishte Pavard që përfitoi nga një rrëmujë Brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Duke u bërë të zotët e shtëpisë së Frankfurtit, Bayern realizon edhe golin e tretë në minutën e 29-të me anë të blerjes së re, Sadio Mane pas një asistimi nga Gnabry.

Në minutën e 35-të më pas ishte Musiala nga asistimi i Muller i cili katërfishon shifrat. Pa përfunduar ende pjesa e parë, Gnabry e çon rezultatin në 0-5.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku goli erdhi nga Frankfurt në minutën e 64-të me anë të Kolo Muani. Për holandezin De Ligt, i cili është një tjetër blerje e re nga ana e bavarezëve, kishte minuta në dispozicion pasi u aktivizua në të 82-tën.

Në minutën e 84-të vjen edhe goli i gjashtë për Bayernin nga Musiala. Bayern Munich arrin të marrë tre pikët e para në këtë ndeshje të parë të sezonit në kampionatin gjerman./

Të fundit

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Lajme të tjera

Web TV