Xhaka dhe hetimi për trukim/ Edhe mafia shqiptare e përfshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimi për kartonin e verdhë të dyshimtë të marrë nga Granit Xhaka kundër Leedsit tani duket se përfshin edhe mafien shqiptare, sipas Daily Mail.

29-vjeçari ka marrë një karton të verdhë në minutën e 86-të të ndeshjes së Premier League të luajtur në Elland Road në dhjetorin e viti 2021.

Mesfushori zviceran është vonuar 20 sekonda për një goditje dënimi afër mesfushës teksa Topçinjtë po fitonin 4-1 dhe arbitri Andre Marriner i ka treguar kartonin e verdhë lojtarit me origjinë shqiptare.

Një hetim mujor i gjashtë nga FA nxiti një hetim të Agjencisë Kombëtare të Krimit. SunSport zbuloi se ishte vënë një bast prej 65,000 £ që Xhaka të ndëshkohej në ndeshjen e 18 dhjetorit, duke siguruar një pagesë prej 250,000 £.

Një tjetër bast prej 52,000 £ thuhet se është vënë një të verdhë në dhjetë minutat e fundit nga ana e Xhakës.

https://twitter.com/Spedopamine/status/1555261574901895169?s=20&t=Avgls0SeRTlQfRckPEU-fQ

Dhe tani Daily Mail thotë se zhvillimet e mëtejshme në hetim kanë “zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në Angli” – me shumë prej tyre thuhet se janë në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Krimit thuhet gjithashtu se po kontrollon pretendimet që ishfutbollisti Alban Jusufi ka vendosur një shumë të madhe bast për kartonin e verdhë të Xhakës.

Suedezo-shqiptari Jusufi, 41 vjeç, u ndëshkua me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, pasi i dha ryshfet portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 £ për të luajtur keq në një derbi kundër IFK Gothenburg.

Nuk ka asnjë sugjerim për ndonjë shkelje nga Xhaka. Mesfushori përfaqëson Zvicrën, por ka origjinë shqiptare,vëllai i tij më i madh Taulanti ka realizuar 31 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Xhaka u gjobit me 7,630 £ nga FIFA për festimin duke përdorur simbolin e shqiponjës shqiptare në gjoks, ndërsa Zvicra mundi Serbinë në Kupën e Botës 2018.

Xhaka pritet të jetë titullar me Arsenal-in mbrëmjen e sotme në ndeshjen hapëse të sezonit 2022-23 të Premier League kundër Crystal Palace

Të fundit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV