Tottenham i Contes e nis sezonin e ri me poker ndaj Southampton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur ndeshja mes Tottenham dhe Southampton, me “Spursat” që ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët e para për sezonin e ri futbollistik 2022-2023.

Një pjesë e parë spektakolare rezultoi të ishte përballja mes të besuarve të Antonio Contes dhe ish-skuadrës së Armando Brojës.

Që në minutën e 12-të filloi edhe “festivali” i golave, me miqtë që gjetën të parët rrugën e rrjetës. Do të ishte ward-Prowse J. Që do të ndëshkonte Tottenham me një gol fantastik, pas një aksioni model nga lojtarët e Southampton.

Vendasit do të gjenin golin e barazimit në minutën e 12-të kur Sessegnon i asistuar nga Kulusevski do të shënonte më kokë për 1-1.

Southampton bie në gjumë, pasi “Spursat” do të përmbysnin rezultatin në minutën e 32-të, kur Dier do të shënonte për 2-1, me pjesën e parë që do të mbyllej në favor të besuarve të Contes.

Në fraksionin e dytë seria e golave do të vazhdonte, pasi Salisu në minutën e 60-të do të shënonte në portën e gabuar, teksa vendosi shifrat 3-1.

Vetëm 3 minuta më pas Kuluevski do të gjente rrugën e rrjetës për të shënuar edhe golin e 4 për skuadrën e tij.

Kjo sfidë nuk do të prodhonte më gola të tjerë, teksa do të mbyllej 4-1 për Conten.

Bournemonth do të surprizonte Aston Villën, pasi në shtëpi do të fitonin me shifrat 2-0 ndaj të besuarve të Steven Gerrard, i cili e nis me humbje këtë sezon.

Ndërkohë sfida mes Leeds dhe Wolves do të mbyllej 2-1, me skuadrat skuadrën vendase që siguroi 3 pikë në këtë fillim sezoni.

Newcastle arriti të mposhtë 2-0 skuadrën e Nottingham, pasi ekipi i drejtuar nga sheikët do të siguronte 3 pikët mes vuajtjesh ndaj kundërshtarët të ditës së sotme.

Lexo edhe :  FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV