Anri Kashiku në panteonin e herojve të kohës që jetojmë

Anri Kashiku dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë, atë të vëllait të vogël, Florencit 13-vjeçar dhe të shokut të tij 15-vjeçar, djalë i vetëm ky, fqinj me familjen Kashiku në Shënavlash, Durrës.

Nga Ferit Fixha

Në datën 14 korrik 2022 u nda nga jeta, pas një akti heroik, 18-vjeçari Anri Kashiku. Ai, “si një hero i kohëve moderne” dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë, atë të vëllait të vogël, Florencit 13-vjeçar dhe të shokut  të tij 15-vjeçar, djalë i vetëm ky, fqinj me familjen Kashiku në Shënavlash, Durrës.Anri ishte bir i dy prindërve të mrekullueshëm i Seladinit emigrant prej 6 vitesh në Angli dhe i Artës, si dhe më i madhi i dy vëllezërve të tjerë, Ersit 15-vjeçar dhe Florencit 13-vjeçar. U lind në Zdrajsh të Çermenikës më 2004 dhe banonte me familjarët e tij që prej 10 vjetësh në Shënavlash të Durrësit. Ishte pinjoll i fi sit të hershëm Kashiku të Zdrajshit, fi s punëtor, trim e human, nip dhe stërnip tek fi se të mëdha e të dëgjuara Çermenikase si: Qoshi e Sinani në Zdrajsh, Sollaku e Disha në Kostenjë dhe Balla në Orenjë. Anri njihej me miqtë e tij e të afërmit e tij si një djalë i guximshëm, i dashur e human, si i ri i apasionuar pas futbollit, si shok, vëlla e nxënës shembullor. Po çfarë ndodhi atë ditë të enjte, kur pushoi së rrahuri zemra e tij në plazhin e Durrësit (sektori “Rinia”)? Në një moment batice, deti i tërbuar, befas ngriti dallgë të mëdha si kodra, duke tërhequr e përpirë në thellësi vëllain 13-vjeçar të Anrit dhe shokun e tij 15-vjeçar.

Anri u sul mes dallgësh, u përlesh me to, ngriti mbi supe vëllain dhe shokun e tij, pasi i shkëputi nga kthetrat e vdekjes dhe me shpirt ndër dhëmbë mundi t’i nxjerrë në breg. Por… vdekja mizore nuk e fali Anrin. Ashtu siç ishte i lodhur pas aktit të tij heroik, dallgët e rrëmbyen rishtas në vorbullën e tyre dhe aty ia ndërprenë jetën. Trupi i pajetë i Anrit u gjet pas disa orëve kërkime.. Në lagjen e Anri Kashikut, prej datës 14. 07. 2022 kaploi zija mortore, duke trishtuar familjarët, të afërmit, miqtë, shokët e cilindo që e mori vesh. Më 15.07.2022, familjarët, të afërmit si dhe ngushëllues të shumët vendas dhe të ardhur nga ana e anës, e përcollën Anrin me dhimbje të madhe për në banesën e fundit. Qeveria me Vendimin Nr. 893, datë 15.07.2022, shpall “Dëshmor i Atdheut” 18-vjeçari Anri Kashiku më datën 14 korrik 2022 u nda nga jeta, pas një akti heroik DËSHMOR I ATDHEUT, ANRI SELADIN KASHIKU, ME AKTIN E TIJ HEROIK, U GDHEND NË MEMORIE TË KOMBIT “Anri Kashiku “si një hero i kohëve moderne” dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë, atë të vëllait të vogël, Florencit 13-vjeçar dhe të shokut të tij 15-vjeçar, djalë i vetëm ky, fqinj me familjen Kashiku në Shënavlash, Durrës.” Anri Kashiku dhe familjes së tij i jepet Simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut”. Këtë status ia dorëzoi familjes së Anrit, në datën 16.07.2022, vetë Kryeministri Edi Rama, pas një vizite ngushëllimi në atë familje, bashkë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, si dhe kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako. Kështu dëshmori i Atdheut Anri Kashiku u radhit krahas dy dëshmorëve zdrajshanë të Luft ës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i tridhjetë e pesti dëshmor i Çermenikës.

Lexo edhe :  Terrori i kotësisë

Në faqen personale të rrjetit social, Kryeministri Rama shkroi “Anri Kashiku është djali hero që dha jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera nga deti me dallgë, atë të vëllait të tij të vogël dhe të shokut”. Në datën 21.07.2022, Kryeministri organizoi një ceremoni nderimi në nder të sakrifi cës së Dëshmorit të Atdheut Anri Kashiku dhe u dorëzoi familjarëve të tij, shenjat e posaçme të kujtimit dhe mirënjohjes së kombit. Ndër të tjera, Kryeministri Edi Rama tha aty: “Akti heroik i Dëshmorit të Atdheut Anri Kashiku është shembull shumë prekës e jashtëzakonisht frymëzues për gjithë Shqipërinë. Ai u bë heroi i vëllait por edhe i gjithë shqiptarëve, e vendosi veten në një piedestal, në altarin e Atdheut”. Babai i dëshmorit u shpreh: “Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt. Qeveria për ne bëri që kujtimi i Anrit të nderohet e të mos harrohet kurrë”. Gjurmë të thella trishtimi e traume la ndarja nga jeta e Anrit, tek vëllai i vogël Florenci.

Ai nuk rresht së thëni duke qarë “Unë jam fajtori që Lali (Anri) u mbyt. Ai shpëtoi mua e shokun tim e u nda vetë nga jeta. Nuk mund t’i harroj kurrë ato çaste të tmerrshme. Lali na arriti mes dallgësh që na thithën në thellësi. Na ngriti në supe dhe çau dallgët për të na nxjerrë në breg. Koka i shkonte herë majtas, herë djathtas. Na nxori, por ngaqë ishte shumë i lodhur dallgët e morën atë përsëri drejt thellësisë. Unë ktheva sytë andej dhe e pashë mbi dallgë. Bërtita fort dhe desha të nisesha drejt tij. Nuk më lanë. Ai ngriti njërën dorë lart dhe ma bëri me shenjë që donte të thoshte “Lagohu, mos u fut!”.

Pas kësaj, Lalin e përpiu deti e s’u pamë…. Unë jam fajtori për këtë”. Gjyshe Hamideja e merr Florencin pranë. I ledhaton kokën, i fshin lotët dhe i thotë me dhembshuri: “Nuk je ti fajtori, o bir, jo! Ndoshta e pati të shkruar këtë fat, Anri ynë i paharruar. Paçi jetë të gjatë ju, ti dhe Eni!”. Në Indonezinë e largët, një pus të madh uji e emërtuan “Pusi Ani Kashiku”. Një komshie e familjes Kashiku në Shënavlash tha: “Anri, ndjesë pastë, ka bërë një heroizëm shumë të madh, ka shpëtuar dy jetë”.

“Rrezeartë në memorie të kombit”:

Stërnip Aranitësh, bir Çermenike,

U linde në Zdrajsh-Izranish i lashtë,

Fshat në sy dielli, larë me rreze drite,

Ku besë e trimëri nëpër mote bashkë.

 

Shkëmbi i Kashikut me sy nga Muzhaqi,

Si monument i fi sit tënd arbëror,

Nga dhimbja e thellë u duk sikur plasi,

Kur për ty u dha njoft imi mortor.

 

Ç’qe ai det i beft ë si mallkim,

Që ngriti dallgë të mëdha si kodër,

Që moshatarët përthithi me tërbim,

Shokun e tij dhe vëllin tënd të vogël?!

 

U sule rrufeshëm mes dallgësh Anri,

Dhe vdekjes ia rrëmbeve të dy,

Po vdekja mizore, jo, nuk të fali,

Nga jeta të shkëputi vetëm ty.

 

I le në mes çdo dëshirë e synim,

Anri Kashiku djalë shembullor,

Në memorie të kombit akti yt sublim,

Rrezeartë përjetësisht, o Dëshmor.