Armët bërthamore kanë qenë “makthi” i Perëndimit që nga nisja e luftës së Ukrainës, më 24 shkurt. Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht me përdorimin e tyre, që mund të sillte pasoja katastrofike në botë.
Së fundmi, Ukraina, akuzoi Rusinë për “granatimin e qëllimshëm” të centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cila është dhe termocentrali më i madh në Evropë.
Rusia ka mohuar akuzat, madje ka pretenduar se është Ukraina ajo që rrezikon katastrofën bërthamore duke bombarduar centralin.
Kanali më i madh televiziv i presidentit rus Vladimir Putin, i kontrolluar nga shteti, ka trasnmetuar deklaratën e udhëheqësit të lëvizjes ukrainase pro-Kremlinit Parus, Yury Kot.
Ai i kërkoi Putinit që të jetë gati të lëshojë raketa bërthamore në Londër dhe Uashington.
“Duhet t’i tregojmë Ukrainës dhe vendeve mbështetëse të saj – Britanisë dhe Amerikës në radhë të parë… dhe ta bëjmë të qartë. Nëse centrali bërthamor i Zaporizhzhia dëmtohet dhe ndodh një fatkeqësi, dy raketa do të godasin menjëherë qendrat tuaja vendimmarrëse. Bombat bërthamore njëra në Uashington, tjetra në Londër”, tha ai.
Kanali televiziv shtetëror i Putinit paralajmëroi se “Armagedoni” mund të jetë afër.
Ndërkohë, në kanalin Rossiya 1, propagandisti i Putinit, Igor Korotchenko, paralajmëroi për një dimër të ashpër. “Miliona do të vdesin,” tha ai.
Sakaq, lufta ka hyrë në muajin e gjashtë, dhe rreziku bërthamor është i lartë, duke patur parasysh se Rusia nuk e ka ndaluar asnjëherë përdorimin e armëve të tilla.