Mbi 3000 fëmijë/ Shqiptarët surprizojnë britanikët, hyjnë në “top 10” e prindërve të huaj

Shqiptarët nuk reshtin së surprizuari britanikët! Këtë herë nuk është aspak i ngjashëm me rastin e grupeve shqiptare që trafikojnë emigrnatë me gomone në kanalin e “La Manshit’.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 3 mijë fëmijë u lindën vitin e kaluar nga nënat shqiptare. Kjo i fut shqiptarët mes prindërve të huaj më të zakonshëm në Britani.

Shifrat e reja kanë shtruar pyetjet se sa është popullata shqiptare në Britani, shkruan Daily Mail. Deri më tani sipas shifrave zyrtare thuhet se është 50 mijë.

Sa i përket lindshmërisë në Britani, një dekadë më parë shqiptarët ishin në vendin e 41 në Britaninë e Madhe si prindërit e huaj më të zakonshëm.

Por tashmë, nënat shqiptare kanë kaluar në vendin e 10. Ndërsa baballarët renditen në vendin e 8.