Një epokë e re në futboll: Teknologjia Offside gjysmë-automatike (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ashtëquajtura Teknologjia Semi-Automated Offside do të bëjë debutimin e saj zyrtar në Superkupën e UEFA-s ndërmjet Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt në stadiumin Olimpik të Helsinkit të mërkurën.

Në korrik, FIFA njoftoi se teknologjia e re do të përdoret edhe në Kupën e Botës 2022 , e cila do të zhvillohet në Katar duke filluar nga 21 nëntori.

Çfarë është offside gjysmë i automatizuar dhe si funksionon?

Urgjenca e UEFA-s dhe FIFA-s për të përshpejtuar vendimet e arbitrave ka çuar në zbatimin e një sistemi të ri për zbulimin gjysmë të automatizuar të pozicionit jashtë loje.

SAOT është një teknologji me shumë kamera që mund të gjurmojë më mirë gjymtyrët e lojtarëve dhe të përcaktojë momentin e saktë të pasimit.

“Do të ketë nga 10 deri në 12 kamera që zbulojnë 29 pika në trupin e lojtarit 50 herë në sekondë”, shpjegoi ish-arbitri dhe drejtori aktual i arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina .

“Një softuer analizon të dhënat në kohë reale, duke llogaritur në mënyrë perfekte momentin e pasimit dhe pozicionin e lojtarëve, duke futur rrjetat për të nxjerrë në pah pozicionin jashtë loje.

“Flitet për gjyqtarë robotë, duket mirë, por nuk është e vërtetë.

“Arbitrat në fushë do të vazhdojnë të jenë vendimtarë. Offside gjysmë automatike do të përdoret vetëm kur një lojtar që është jashtë loje prek topin. Nëse ka ndërhyrje në lojë, do të jetë vendimi i arbitrit.

“Në katër ose pesë sekonda është e pamundur, do të jetë në 25 ose 20 sekonda, që është shumë e rëndësishme. Qëllimi është të jemi më të shpejtë dhe më të saktë.”

Dymbëdhjetë kamera të instaluara nën çatinë e stadiumit do të kapin lëvizjet e topit. 29 grupet e të dhënave të mbledhura përfshijnë gjymtyrët dhe pjesët e trupit që merren parasysh për të gjeneruar një offside.

Lexo edhe :  "Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë"

Për më tepër, ky informacion mund të përdoret për të dizajnuar imazhe 3D që pasqyrojnë situatën e lojtarit në momentin e saktë të pozicionit jashtë loje, të cilat mund të shfaqen në tabelat e videove në stadiume dhe në transmetimet televizive të ndeshjeve.

“UEFA është vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve të reja teknologjike për të përmirësuar lojën dhe për të mbështetur punën e gjyqtarëve,” tha Roberto Rosetti , shefi i arbitrave të UEFA-s.

“Ky sistem inovativ do t’i lejojë ekipet VAR të përcaktojnë situatat jashtë loje shpejt dhe më saktë, duke rritur rrjedhën e lojës dhe qëndrueshmërinë e vendimeve.

“Sistemi është gati për t’u përdorur në ndeshjet zyrtare dhe për t’u zbatuar në çdo vend të Ligës së Kampionëve.”

 

Të fundit

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Lajme të tjera

Web TV