Veliaj: “Sami Frashëri” gati për nxënësit në shtator, këtë vit hapim 12 shkolla të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi gjimnazin “Sami Frashëri”, me një kapacitet për 1500 nxënës, dhe u shpreh se shkolla e re, si infrastrukturë, përngjan me një hotel me 5 yje.

“Jam shumë i lumtur kur shoh se po marrin drejtim rifiniturat e fundit, po vendosen kangjellat, për të pasur një kufizim të territorit të shkollës, ku mund të bëjmë aktivitete në oborr etj. Kemi vendosur edhe kamerat, ka sistem kondicionimi; kjo shkollë nuk dallon fare nga një hotel me pesë yje, ku çdo gjë është e standardit të fundit. Është pa dyshim shkolla më e bukur në Shqipëri, por me gjasë është edhe më e bukura në rajon. Shpresoj shumë që bukurinë e vërtetë ta sjellin djemtë e vajzat që do vijnë e do popullojnë këto ambiente supermoderne në shtator”, tha ai.

Veliaj tha se është e rëndësishme të ruhet reputacioni i shkollës, jo vetëm si ndërtesë, por edhe në rezultate dhe aktivitete jashtëshkollore. Ai u shpreh se me këtë investim, sikurse edhe në 40 shkollat e tjera të reja në Tiranë, merr fund mësimi me dy turne, ndërsa pasdite godina e re do të shërbejë si qendër komunitare.

“Duam që shkolla të funksionojë edhe si qendër komunitare pasdite, ndaj mësimin do ta kalojmë paradite. Nuk do të ketë më mësim pasdite, por as bosh nuk do ta lëmë sepse mund ta shfrytëzojmë për 21 klubet e ‘Samiut’, për t’i dhënë hapësirë kujtdo të organizojë aktivitete në këto ambiente. Do të kemi një vëmendje të shtuar te administratorët e shkollave, sidomos në këtë shkollë, e cila është si të menaxhosh një hotel kur vjen puna te sistemi i pompave, mirëmbajtja, kamerat e sigurisë, kondicionimi, apo sistemi antizjarr, kaldajat etj. Me këtë shkollë i kemi dhënë Tiranës një xhevahir të paprecedentë në cilësinë e një ndërtese arsimore, por kemi ngritur edhe stekën për shkollat e tjera që vijnë më pas”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

Në shkollën “Sami Frashëri” do të ndërtohet edhe një muze, për të gjithë ata që kanë kontribuuar ndër vite për emrin dhe brezat që kanë dalë prej saj.

“Dua të kemi edhe një pjesë muzeale sepse ‘Samiu’ ka qenë ndoshta, vatra që ka prodhuar më shumë talente dhe njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin. Brezi ynë, i ‘Samiut’, ka bërë disa punë të mira, por ka bërë edhe disa punë të këqija, ndaj do doja shumë që brezi i ri i ‘Samiut’ të ishte një brez që bën vetëm të mira, që e bashkon vendin, që promovon vlerat tona më të mira dhe që mban lart emrin e “Sami Frashërit”. Kush mbjell arsim dhe kulturë investon tek e ardhmja; kush mbjell vetëm grurë edhe misër investon për stomakun e përditshëm, por jo për atë që është vizioni ynë, për Shqipërinë e të ardhmes”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Lajme të tjera

Web TV