Masakra me 10 viktima, Abazoviç: Mali i Zi nuk kishte parë si kjo tragjedi

Montenegro's newly elected Prime Minister Dritan Abazovic speaks to the media after a swearing-in ceremony in the parliament in Cetinje, Montenegro April 28, 2022. REUTERS/Stevo Vasiljevic

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedië në Cetinje, ku 10 persona mbetën të vrarë dhe u plagosën katër të tjerë.

“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Sipas Vijesti, kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit dhe Cetinje me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviq.