Masakra në Cetinjë, kryeministri Abazoviç shpall tri ditë zie në Mal të Zi

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona.

Autori 34-vjeçar i identifikuar si Vuka Boriloviç, qëlloi me armë duke vrarë 10 persona mes tyre dhe dy fëmijë.

Prokuroria e çështjes, Andrijana Nastiç, ka thënë për TV Vijesti, pas përfundimit të hetimeve, ka rezultuar se 9 persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa nga Qendra Klinike kanë marrë informacione se dy persona të tjerë u kanë vdekur plagëve të marra.

Dy fëmijë u vranë gjithashtu, dhe në mesin e gjashtë të shtruarve në spital, dy në Cetinje dhe katër në QKKG, është dhe një polic. Nastiç, gjithashtu sqaroi se autori i sulmit makabër nuk ishte vrarë nga policia, por nga një bashkëqytetar.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve. Sakaq, ai bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.