Mik i ngushë i Putin, ish-kancelari gjerman padit parlamentin pasi iu hoqën privilegjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka paditur parlamentin gjerman pasi dëshiron që të marrë përsëri zyrën e tij dhe privilegje të ndryshme.

Në pranverë, Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ia hoqi Schroeder të drejtën për një zyrë, një ekip asistentësh dhe privilegje të tjera që zakonisht rezervohen për ish-udhëheqësit e qeverisë.

Tani Schroeder ka ndërmarrë veprime ligjore, siç konfirmoi avokati i tij për Dpa.

Vendimi i Komisionit Parlamentar vjen për faktin se Schroeder nuk respektonte më si duhet rolet dhe detyrat zyrtare të një ish-kancelari dhe detyrimet e kërkuara.

Vitin e kaluar, më shumë se 400,000 euro u shpenzuan për stafin e zyrës së Schroder-it, ndërsa pensioni i tij personal prej 8,300 euro nuk u pezullua gjithsesi, shkruan Ansa.

Ish-lideri socialdemokrat është kritikuar prej kohësh për pozicionet e tij ekzekutive në kompanitë shtetërore ruse, si dhe për miqësinë e tij të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak ditë më parë, një vendim fillestar i një komisioni lokal të SPD-së ka refuzuar ndërkohë kërkesat për përjashtimin e Shroderit nga Partia Socialdemokrate

Të fundit

Donald Trump: Ukraina jo në NATO, Krimea vetëm e Rusisë

Gadishulli i Krimesë është tashmë pjesë e Rusisë dhe ashtu do të jetë. Kështë është shprehur Presidenti i Shteteve...

Takimi i Blendi Gonxhes në Tiranë: Do angazhohemi të fuqizojmë rolin e gruas

Kandidati socialist në Qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhe, mblodhi në një takim vajza dhe gra nga kryeqyteti. Ai postoi pamjet në rrjetin social Facebook, ku...

Filmi i dekadës? “Sinners” trondit kinematë, filmi i Ryan Coogler dominon fitimet

Një film i ri horror po “pushton” kinematë dhe po merr vlerësime të larta nga kritikat. “Sinners”, i regjisorit të njohur Ryan Coogler (i...

U dëmtua kundër Milanit, kapiteni Gjimshiti më në fund rikuperohet!

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës, Berat Gjimshiti, ka lënë pas problemet dhe po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fituar kundër Milanit. Shtatëlarti...

Turizmi në mars ra me 2.7%, shumica e vizitorëve erdhën nga Europa Jugore

Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit. Individual apo dhe me grupe të organizuara, ndonëse mbi...

Lajme të tjera

Web TV