‘2000 vizitorë mesatarisht në ditë’/ Fluks edhe në Portin e Vlorës, Rama ndan fotot

Shqipëria vijon të mbetet një ndër destinacionet e preferuar të turistëve të huaj si dhe një ndër referencat e vlogeve të huaj më të njohur të turizmit për t’u vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në verë.

Krahas fluksit në pikat tokësore kufitare, fluks ka patur edhe në portet e vendit.

2000 vizitorë hyjnë se fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës. Kështu shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook, për të thënë se Shqipëria ka shumë vizitorë gjatë kësaj vere.

“Së shpejti do të kemi portin e ri për të cilin ka nisur puna, me hapësira, kushte e standarde krejt të reja, si edhe Marinën e Vlorës ne vend të këtij porti ekzistues”, shkruan kryeministri.

Krahas postimit, Rama bashkëngjiti disa fotografi nga porti i Vlorës, ku duken radhë  të gjata makinash.