Tronditi Malin e Zi/ Del autopsia, autori i krimit u vra nga 5 plumba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vuk Boriloviq nga Cetinja dje ka vrarë dhjetë bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës, duke tronditur opinionin publik në Malin e Zi, dhe jo vetëm. Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

Sakaq, ka dalë autopsia për autorin, i cili është goditur nga të paktën 5 plumba.

Sipas medies malazeze Vijesti, autopsia tregoi se 34-vjeçari kishte të paktën pesë plagë në trup dhe ekspertët e balistikës dhe patologët do të japin vlerësimin se me cilat armë është qëlluar Boriloviq dhe cilat plagë kanë qenë fatale.

Gjatë dramës së përgjakshme, ai vrau Natashën dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët ishin qiramarrësit e tij dhe pas tyre, doli në rrugë duke vrarë edhe 7 persona të tjerë.

Sipas autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga një bashkëqytetar i tij.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV