Vedat Muriqi: Dua ta mbyll karrierën këtu tek Mallorca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi Vedat Muriqi, ka plane të mëdha për të ardhmen e tij te Mallorca, pasi ai e ka pranuar se dëshiron që karrierën ta përfundojë te ky klub dhe të futet në historinë e tyre si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj.

Sezonin e shkuar, 28-vjeçari për një periudhë të shkurtër impresionoi duke shënuar katër gola dhe asistuar tri herë në 15 paraqitje në La Liga.

“Sigurisht, që dua të vazhdoj me formën e mirë. Ta ndihmoj ekipin dhe t’i gëzoj tifozët. Shpresoj gjithçka të shkojë mirë dhe ta përfundoj karrierën time këtu dhe të futem në histori të klubit si një prej idhujve të Mallorcas”, deklaroi ai.

Sulmuesi aspak nuk fsheh gëzimin e tij që sërish është pjesë e Mallorcas, ekip me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

“Ishte një punë e madhe e të gjithëve te Mallorca që më kanë përkrahur dhe kanë insistuar për të më sjellë sërish në klub. Pra, të gjithë kemi punuar shumë për të ardhur në këtë moment, ku të gjithë jemi të lumtur”.

“Të them të drejtën, para se të vijë këtu, kur kam folur me krerët e Mallorcas, ishte e pamundur që klubi të paguante dëmshpërblimin për shkak të kërkesës së lartë të Lazios. Ishte pra shumë vështirë, kam pasur oferta të tjera, por unë doja ta prisja Mallorcan. Pra, kam dashur të pres deri në fund përpara se të zgjedh dikë tjetër”, ka thënë Muriqi.

Ai po ashtu ka folur edhe për situatën e pazakontë që i ndodhi në Belgjikë, te Club Bugge

“Gjithmonë kam qenë në kontakte me klubin e Mallorcas, por Brugge pagoi shumë. Kur shkuam atje, askush nuk na priti në aeroport dhe pastaj u bënë disa lojëra të pabesueshme. Kështu që, nuk doja të luaja më për ata. Pas largimit nga Brugge, Mallorca me kontaktoi sërish dhe më tha se ka besim që do ta kryejë transferimin dhe aspak nuk dyshon në mua”.

Lexo edhe :  Lajm i madh te Barcelona! Presidenti paralajmëron blerjen e dekadës!

“Ishte një lojë e fshehtë e tyre për ta ulur çmimin. Gjithçka ishte mirë kur shkuam atje, pastaj në fund të ditës thanë se nuk është diçka në rregull në testet. Fillova të shqetësohesha, por ata më thanë që nuk kam mundur ta kaloj testin fizik, por u thash se kjo nuk është e vërtetë. Për mua, Brugge është një klub joprofesional”, nënvizoi sulmuesi shtatë lartë.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV