Askush nuk e di ku është, “zhduket” anija e parë me grurë që u nis nga Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa javësh, Ukraina vazhdon si normalisht tregtinë, dërgimin e anijeve me grurë nga portet e saj.

Megjithatë, anija e parë me drithëra që u largua nga Ukraina sipas një marrëveshje lufte është rishitur disa herë dhe tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe destinacionin e ngarkesave, tha ambasada ukrainase në Bejrut.

Anija Razoni me flamur të Sierra Leone, e cila u largua nga Odesa më 1 gusht dhe u zhvendos përmes Detit të Zi duke transportuar misër ukrainas, më vonë kaloi inspektimin në Turqi.

Fillimisht ajo ishte nisur për në Liban me 26,000 tonë metrikë misër, por blerësi refuzoi të pranonte ngarkesën pasi ajo u dorëzua shumë më vonë se sa ishte rënë dakord.

“Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me pozicionin e anijes dhe destinacionin të ngarkesave”, tha ambasada ukrainase në një deklaratë. “Ne kemi gjithashtu informacione se ngarkesa është rishitur disa herë pas kësaj.” 

Të fundit

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë,...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

“Shpërthen” Elena Kocaqi: Sa të jetë Rama kryeministër, nuk garoj më

Elena Kocaqi ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit, ku ajo kandidaoi me partinë e saj, “Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare”. E...

Lajme të tjera

Web TV