Pas një muaji patentat shqiptare do të njihen edhe në këtë shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e dini se patentat shqiptare njihen në disa vende të BE? Patentat shqiptare njihen zyrtarisht prej Italisë dhe Greqisë prej 3 vitesh, ndërsa së fundmi edhe Gjermania ka vendosur që ti njohë patentat shqiptare dhe kosovare.

Sakaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se Shqipëria ka arritur një marrëveshje me Arabinë Saudite për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Në njoftimin e ndarë, MEPJ bën të ditur se marrëveshja hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, si dhe do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë  dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre. Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre. 

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV