“S’ka kompromis”! Takimi Kurti-Vuçiç, mediat serbe: Prishtina refuzon bashkëpunimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ka përfunduar edhe raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiçin.

Pas përfundimit të raundit të dytë të takime duket se nuk do të ketë një marrëveshje që do të bënte të mundur shuarjen e konflikteve që nisen në veri të Kosovës të shkaktuara nga masa e reciprocitetit të ndërrmarë nga qeveria Kurti.

Pas përfundimit të takimit zyrtarët e BE-së bënë të ditur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel ndërkohë që zyrtari serb Petar Petkoviç tha se presidenti serb do t’i drejtohet serbëve me një fjalim ditën e nesërme me 19 gusht.

Mediat në Serbi

Kurir duke iu referuar Petkoviç shkruan se nuk se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve pavarsisht një këmbëngulje nga ana e serbisë për paqe dhe dialog. “S’ka kompromis” tha Petkoviç pas takimit duke lënë të kuptohet se “tymi i bardhë” nuk do të dalë nga zyrat e BE-së pas këtij takimi.

Në titujt kryesor të tyre shkruhet se kryeministri i Kosovës,Albin Kurti është shkaktar i dështimit të dialogur pasi sipas tyre ka minuar dhe shlelur çdo mundësi kompromosi.

“Në Bruksel nuk ka përparim për asnjë çështje sepse kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, refuzon çdo kompromis. Siç u tha, gjatë mbrëmjes, nesër gjatë ditës, pritet ndoshta fjalimi më i rëndësishëm i presidentit Aleksandër Vuçiç drejtuar kombit. Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka caktuar një takim urgjent me serbët nga Kosova dhe Metohia nga Brukseli për të dielën , i cili do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd. Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve me KIM, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve”, shkruan Kurir.

Lexo edhe :  Osmani kritika BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Mediat në Kosovë

Presidenti serb ka thërritur në një takim serbët e Kosovës nesër në orën 11, mediat në Kosovë shkruajnë se ky takim tregon se takimi nuk shkoi mirë dhe se është një sinjal i keq për Brukselin.

“Pas lajmit se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka caktuar një takim me serbët nga Kosova për të dielën në orën 11:00, kosovo-online shkruan se siç mësojnë, kjo ftesë është sinjal për lajme të këqija nga Brukseli, transmeton Klan Kosova. Bëhet e ditur se të ftuar janë të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e qarkut e drejtorët e spitaleve. Sot në Belgjikë presidenti Vuçiq zhvilloi takim me kryeministrin Kurti, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Klan Kosova.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Në raundin e parë të bisedimeve i pranishëm ishte dhe i dërguari i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili u shpreh se SHBA-të i kushtojnë një vemendje të veçantë dialogut mes dy vendeve si e vetmja zgjidhje për të mos shkuar në konflikte. Joseph Borrell u shpreh besimplotë se dialogu do të japë rezultat dhe se nuk do të jetë e nevojshgme që të ketë një ndërhyrje të trupave të KFOR-t që u paralajmërua dhe ditën e djeshme nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të fundit

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Deputetët dhe militantët e Sali Berishës nuk kanë kursyer edhe gazetarët, të cilët po raportonin protestën e tyre. Incidenti u nxit nga një deklaratë e...

Lajme të tjera

Web TV