U takua sot me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Reccep Tajip Erdogan, shprehu të enjten shqetësim për tensionet rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Presidenti turk si dhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres kanë qëndruar sot në shtetin ukrainas ku janë takuar me presidentin e atij vendi, Volodymyr Zelensky

“Ne shprehëm shqetësimin tonë për konfliktin e vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ne nuk duam të përjetojmë një Çernobil të ri”, tha Erdogan në një konferencë shtypi pas një takimi trepalësh me Zelenskyn dhe Guterresin.

Treshja u takuan sot në qytetin Lviv për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes mjeteve diplomatike dhe për të mbajtur një mekanizëm të krijuar së fundmi për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.

“Gjatë takimit tonë trepalësh, ne vlerësuam gjithashtu mundësitë e transformimit të atmosferës pozitive të krijuar nga marrëveshja e Stambollit në paqe të përhershme”, tha Erdogan.

Ky i fundit tha se e gjithë bota kishte filluar të ndjejë “efektet pozitive” të marrëveshjes, e cila mundësoi eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi në pjesën tjetër të botës.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të konfliktit ushtarak, i cili tani është në muajin e gjashtë.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV