Gusht 43 pes/ Oktaviani, si u bë perandori i Romës

Në gushtin e vitit 43 pes – Gaius Julius Cadaesar Octavianus detyron Senatin për ta zgjedhur Konsull. Më vonë, më 27 pes, ai e shpalli Romën perandori, duke u bërë vetë  i pari perandor romak; Oktaviani mori emrin Augustus, dhe qëndroi në fron deri në vitin 14 të erës sonë, kur vdiq në moshën 75 vjeçare.

Historianët e lashtë thonë se muaji August (gusht)  u quajt i tillë për nder të emrit të tij; deri atëherë ky muaj quhej Sextilis (Gjashtë), sepse  ishte muaji i gjashtë i kalendarit të lashtë. Gjithashtu, perandori Augustus kërkoi që muaji me emrin e tij të ishte njësoj i gjatë me muajin korrik, Julio, pas emrit të Jul Cezarit – kështu korriku dhe gushti kanë nga 31 ditë. Muaji Sextilis u zgjodh për t’u zevendësuar me Augustus, sepse vinte pas muajit Julio dhe Oktaviani ishte djali i birësuar i Jul Cezarit.

Historiani latin Macrobius thotë se muaji Sextilis u riemërua August, sepse disa nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë ardhjes në pushtet të Oktavianit, përfshi rënien e Aleksandrisë, ndodhën në këtë muaj. Vetë fjala latine “augustus” do të thotë  ‘i uruar’, ‘i bekuar’ a i përzgjedhur nga fati ose Perënditë. Në shqip ky muaj quhet “gusht”, fillimish i quajtur “muaji i gjashtë” pastaj “gjashtë” dhe në ndeshje në të folur me “augustus” u bë “gusht”.